James Bond i ardhshëm, dy janë emrat e kandidatëve - Bota Sot
James Bond i ardhshëm, dy janë emrat e kandidatëve

Filma

James Bond i ardhshëm, dy janë emrat e kandidatëve

Më: 3 prill 2019 Në ora: 07:13
Një emër i mundshëm është Sam Heughan, por favorit është edhe Richard Madden

Producentët e filmave “Bond” po kërkojnë për një aktor skocez, për të zëvendësuar Daniel Craig si Agjentin e ardhshëm 007, i cili ka deklaruar se kjo do të jetë paraqitja e tij e fundit në këtë rol.

Kur Craig të heqë dorë nga licenca për të vrarë, do të nisin sërish kërkimet për personazhin kryesor dhe produksioni e ka një ide se ku do të bazohet për këtë rol ikonë të ekranit.

Po kërkohet një aktor skocez, duke iu përshtatur dhe origjinës së karakterit, ku sipas librave të Fleming, ai ka baba skocez dhe nënë zvicerane.

Sipas “Daily Mail”, një emër i mundshëm është Sam Heughan, por favorit është edhe Richard Madden, dy aktorë me mjaft eksperiencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...