Pritja përfundon, publikohet traileri i filmit “Joker”

Filma

Pritja përfundon, publikohet traileri i filmit “Joker”

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:11
Pamje nga video

Pritja ka përfunduar! Publikohet traileri i parë i filmit të ri “Joker”, që do ta ketë premierën më 4 tetor.

Ky projekt do të tregojë historinë e origjinës të Joker, por e filtruar ndërmjet vështrimit të Arthur Fleck, komik i dështuar i interpretuar nga Joaquin Phoenix.

Me afrimin e datës së publikimit, parashikuar për në 4 tetor, nisin të zbulohen dhe karakteristika të filmit dedikuar Joker-it, me protagonist kryesor Joaquin Phoenix.

Harrojeni versionin e filmit të animuar, të lexoni për personazhin, apo mundësinë për të qenë një “cinecomic” si ato që janë shfaqur deri tani. E konfirmon Marc Maron, interpretuesi i Ted Marco.

Gjatë një interviste për “NME”, Maron tha: “Është më shumë historia e origjinës së tij dhe studimi i një personazhi me shqetësime mendore që shndërrohet në Joker. Është një film intim dhe i gjallë, që lëviz në një drejtim tepër specifik. Do të jetë interesante ajo që do të shihet”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat