Elton John, gati premiera e filmit - Bota Sot
Elton John, gati premiera e filmit

Filma

Elton John, gati premiera e filmit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:25
Elton John

Është zgjedhur Festivali i Filmit në Kanë për të shfaqur filmin biografik për Elton John. E titulluar ashtu si një nga këngët më të suksesshme të yllit të popit, “Rocketman”, do ta ketë premierën më 16 Maj.

Me në rol kryesor aktorin Taron Egerton, filmi përshkruan momentet më të rëndësishme nga jeta e Elton John.

72-vjeçari është vetë producent i  “Rocketman” që është i ndërtuar në formën e musical, ku pothuajse i gjithë kasti i aktorëve ka pjesë këndimi. Ndërsa regjia është realizuar nga Dexter Fletcher, i cili solli gjithashtu filmin “Bohemian Rhapsody”. Aktualisht Elton John është duke mbajtur turneun e fundit botëror, që do të përfundojë në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...