244 filma të animuar do të shfaqen në festivalin e sivjetëm të Anibar - Bota Sot
244 filma të animuar do të shfaqen në festivalin e sivjetëm të Anibar

Filma

244 filma të animuar do të shfaqen në festivalin e sivjetëm të Anibar

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 07:32
Anibar

Në festivalin e sivjetmë, Anibar 2019, të dhjetin më radhë, do të shfaqen 244 filma të animuar, që janë selektuar nga 1223 të cilët kanë aplikuar për këtë edicion, si dhe programe të kuruara nga profesionistë në fushën e animacionit.

Filmat do të shfaqen në Kinemanë Jusuf Gërvalla, Kinemanë e Liqenit, Kinemanë e Kubave dhe Teatrin Istref Begolli. 86 filma do të shfaqen në kategoritë e Filmit Ndërkombëtarë të Animuar; Filmit të Studentëve; Filmave të Ballkanit; Filmave të Animuar Muzikor, si dhe Filmave të Metrazhit të Gjatë të Animuar. Krahas këtij programi garues do të ketë edhe programe jashtë garës si panorama dhe programi për fëmijë dhe adoleshentë.

Programin për këtë edicion të festivalit gjejeni të bashkëlidhur në këtë email, ku në mesin e tyre kemi filma të cilët janë nominuar dhe kanë fituar në festivalet më të mëdhë të filmit dhe filmit të animuar.

Krahas programit garues të edicionit të dhjetë, do të ketë edhe programe speciale, prezantime, diskutime, panele, masterklasa dhe punëtori, për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...