Regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar - Bota Sot
Regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar

Filma

Regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:41
Foto

Gjatë javës kur do të ndodhë Festivali i Animacionit “Anibar”, prej datës 15 deri me 21 Korrik 2019, pjesëmarrësit do të mund të ndjekin prezentime nga artistë dhe prodhues filmash në “Coffee & Talk”, pjesën e festivalit ku do të kanëmundësi të ulen për të pirë kafe dhe për të bashkëbiseduar me regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar. 

Çdo ditë, duke filluar nga ora 11:00 paradite, mblidhemi në kafiterinë “Exit Bar”, në Pejë, me shansën për të takuar prodhuesit e filmave të ndryshëm dhe për të diskutuar rreth: teknikave, detajet, animacionin, lëvizjet dhe çdo gjë që ka të bëjë me filmat e animuar.

Nëpërmjet këtyre takimeve të organizuara, do të kemi për qëllim ta bashkojmë publikun me personat që janë prapa këtyre filmave.

Filmat e regjisorëve të cilët do të keni mundësi të takoni, do të shfaqen një natë para takimeve me ta në Anibar. Kështu që secili do të ketë mmundësi të mjaftueshmë për të mësuar rreth punës së tyre duke parë filmat nga së afërmi.

Nën përshkrimin e secilit regjisor përkatës në vijim, do ta gjeni lokacionin, datën dhe orën se kur do të shfaqet filmi i tij/saj. Prandaj, në këtë edicion kemi kënaqësinë që të ju prezentojmë dhe njohim me këta prodhues të filmave:

E MËRKURË, 17 KORRIK 2019

I pari që do të vie në “Coffee & Talk”, është Fokion Xenos, regjisori i filmit të animuar “Valë Nxehtësie,” i cili vie nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të jetë pjesë në Garën e Studentëve. Ky film ka minutazh prej 7:13 min, dhe për tematikë ka dy fëmijë të cilët ndodhen në mesin e një vale të nxehtë çmendurie, ku më pastaj ata zbulojnë një mënyrë të re për t’u freskuar.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 16 Korrik 2019 / 22:00h / E Martë

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Në ditën e enjte duke filluar nga ora 11:00 paradite, do të mund t’i takoni regjisorët e katër filmave në vijim. I pari, është regjisori i filmit të animuar “Orbita e Vetmuar”: Benjamin Morad, i cili do të jetë pjesë e Garës Ndërkombëtare. Ky film i animuar vie nga Zvicra, dhe ka metrazhë prej 9:20 min. Për tematikë trajton një teknik sateliti, i cili duke hasur në vështirë me përballjen e vetmisë së tij, krijon një numër ngjarjesh të tjera të shkaktuara nga ajo që e nis ai i pari, dhe krejt kjo ndodhë në hapësirë dhe mendjen e tij.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 17 Korrik 2019 / 22:00h / E Mërkure

Catherine Manesse, është regjisorja e dytë që do ta takoni. Ajo në kuadër të Garës Studentore, do ta sjellë filmin “Caldeira” i cili ka minutazhë prej 5:58 min, dhe trajton për tematikë tregimin e dy motrave: Inès ka jetuar gjithë jetën e saj nën hijën e së motrës, një vullkanologe e shkëlqyer. Për ta sfiduar atë, ajo vendos t’i bashkohet një ekspedite shkencore, vendos t’i ngjitet një vullkani. Filmi është prodhim françez.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 17 Korrik 2019 / 20:30h / E Mërkure

“Kukafshehti” i regjisores Bara Halirova nga Republika Çeke, vijon të jetë pjesë e Coffee & Talk pas dy filmave paraprak. Filmi i animuar ka një minutazh prej 6:56 min, dhe trajton temën e një loje fëmijësh, një rrëfim mbi rrjedhat dhe përshtypjet e kohës. Duke luajtur kukafshehti, djalori i ri për ta fituar lojën, bëhet i moshuar dhe jeta e tij zhytet përbrenda lojës kukafsheti.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 17 Korrik 2019 / 20:30h / E Mërkure

Për fund të këtij takimi, do të mund të flisni me dy regjisorët nga Hungaria: Milorad Krstic dhe Radmila Rockow, të cilët në kuadër të Garës së Filmit me Metrazhë të Gjatë, do të sjellin filmin “Ruben Brandt, Koleksionuesi,” me minutazhë 94 min. Për temë trajton personazhin Ruben Brandt, një psikoterapist i famshëm, i cili detyrohet t’i vjedhë trembëdhjetë piktura nga muzetë më të famshme të botës dhe nga koleksionet private, në mënyrë që të ndalojë dhimbjet që vijnë nga ankthet e tmerrshme gjatë natës.

Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla” / 17 Korrik 2019 / 16:00h / E Mërkure

E PREMTE, 19 KORRIK 2019

“SSPT” do të jetë i pari prej tre filmave tjerë për diskutim në Coffee & Talk. Prodhuar nga Lora D’Addazio dhe Quentin Polivert, filmi i animuar është i gjatë 8:20 min, dhe do të jetë pjesë e Garës Ndërkombëtare, i cili vie nga Belgjika. Për temë trajton tre rrëfime të ndryshme për një djalosh i cili quhet Billy, dhe ai përballëet me disa vështirësi.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 18 Korrik 2019 / 20:30h / E Enjte

Film i rradhës bënë pjesë në Garën Studentore: “Duke Gjurmuar Addai,” me minutazhë 24:54 min, nga regjisorja gjermane Anne Isensee. Në të njëzetat e tij të hershme, Addai lë veten mënjanë dhe zhvendoset në Siri për t’i ndihmuar viktimat e luftës civile. Addai fillimisht shërben në kuzhinë, por më vonë gjërat marrin rrjedhë tjetër.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat  / 18 Korrik 2019 / 22:00h /  E Enjte

Ky takim është mundësuar përmes përkrahjes së Ambasadës së Republikës së Gjermanisë në Kosovë. 

I fundit për këtë ditë është filmi i animuar “Ndarja,” i cili është pjesë e Garës Studentore. Regjisore e filmit është çekja Diana Cam Van Nguyen, me minutazhë 9:52 min. Ky film i shkurtër trajton jetën pas humbjes së një të dashuri, i cili përdorë teknike aksioni të vërtetë dhe filmit të animuar. Përvojat e vërteta të rrëfyesve janë kombinuar me pjesëza të animuara që rindërtojnë situatat e tyre të dhimbshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat  / 18 Korrik 2019 / 22:00h / E Enjte

E SHTUNË, 20 KORRIK 2019

I pari regjisor për të diskutuar “Coffee & Talk” gjatë në vikendit, do të jetë Thomas Johnson (i njohur si 7homas Volda), me filmin “Jetë e Përmbushur,” si pjesë Garës Ballkanike. Filmi i animuar është prodhim kroat, dhe ka minutazhë prej 12:15 min. Flet për lidhjen e një gruaje të re me jetën e fuqishme të natyrës. Ajo përdorë balsamimin e kafshëve për të kthyer “kafshët” në mjedisin e tyre natyror.

֍ Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla”  / 19 Korrik 2019 / 16:00h / E Premte

Tue Sanggaard, Viljam Smed dhe Joanna Thiery Aresvik të cilët vijnë nga Danimarka, vijojnë të jenë pjesë e Coffee & Talk me filmin e tyre “Kafshët,” për të qenë pjesë e Garës Studentore. Filmi ka minutazhë 6:11 min, i cili trajton një punëtori të shkurtër animacioni që përfshin një rrëfim të “NSFW” në lidhje me disa njerëz që kishin mbetur të ngujuar në një tren të shpejtë. Do të shfaqet të Premtën me datë 19 Korrik 2019, në Kino Liqeni prej orës 20:30.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

Pjesë e Garës Studentore: “Anima Poetike,” e regjisores sllovake Kriss Sagan me minutazhë 5:14 min, vijon të jetë pjesë e diskutimeve. Është një film pa narracion, i bazuar në poemat lirike të krijuara nga sintertizimi i shënimeve të ditarit të drejtuesit. Simbole dhe metafora vizuale të panumërta, bashkë me muzikën origjinale atmosferike të Frederic Robinson, krijojnë një tregim të pasur për një grua që transformon zhgënjimin e saj brenda një hapësire dhe kohe të rrjedhshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

“Tekno” me minutazh 3:41 min, nga regjisori Atanas Filipov, bën pjesë në Garën Ballkanike, dhe është prodhim bullgar. Trajton një histori gjithnjë e më të përshkallëzuar të natës me personazhe shumëngjyrëshe, e sjelljeve të pahijshme dhe në qendër na del një plak që luan fizarmonikë. Një ndejë e egër kthehet në orgji, deri atëherë kur ndërpritet nga një sinjal i një baterie telefoni që zhurmon se po bie.

֍ Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla” / 19 Korrik 2019 / 16:00h / E Premte

I fundit për ditën e shtunë është “Zinxhiri Ushqimore” me regji të Mari Kavi nga Estonia, si pjesë e Garës Studentore. Filmi i animuar ka minutazhë prej 8:30 min, dhe ka të bëjë me krijimin dhe konsumimin e ushqimit. Ky film luan me fantazinë e krijimit të një ushqimi të mirë, si dhe me kënaqësinë që ne përjetojmë kur shërbehemi me produkte të shijshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

E DIELË, 21 KORRIK 2019

Në ditën e fundit të festivalit Anibar, i pari për t’u diskutuar në Coffe & Talk do të jetë: “Orbita,” i cili bënë pjesë në  Garën Panorama Jashtë Konkurrencës, me minutazhë prej 6:49 min. Me regji të Tess Marin nga Holanda, vizatimet tjerrëse na drejtojnë përgjatë rrjedhës së energjisë që bie në planetin tonë, duke na mundësuar të mendojmë vendin që banojmë në qarkun e vet natyror.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 20 Korrik 2019 / 20:30h / E Shtunë

I dyti për ditën e diel, dhe i fundit për edicionin e 10-të të Anibar në Coffe & Talk do të jetë filmi nga Izraeli: “Rituali i Dhimbshëm,” me regji të Dan Azoulay i cili bën pjesë në Garën e Videove Muzikore të Animuara. Video muzikore zgjat 3:38 min, dhe përshkruan zakonet e vetmisë dhe egoizmit.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 20 Korrik 2019 / 22:00h / E Shtunë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...