Regjisori i njohur nga Amerika, Matt Taylor ka arritur në Kosovë, përshëndet fansat në gjuhën shqipe - Bota Sot
Regjisori i njohur nga Amerika, Matt Taylor ka arritur në Kosovë, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

Filma

Regjisori i njohur nga Amerika, Matt Taylor ka arritur në Kosovë, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

Nga: Bota Sot Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:46
Matt Taylor

Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, ka arritur mbrëmë në Kosovë për herë të parë, dhe po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar.

"Më të arritur në Aeroportin e Prishtinës, mbrëmë pas mesnate ai ka xhiruar një video në të cilën përshendet të gjitha fansat e animacionit në gjuhën shqipe. “Mirëmbrëma Kosovo”, ishte fjalia e parë që ai than ë Aeroport, derisa ftojë të gjithë adhuruesit e filmit të animuar të i bashkohen në prezantimin që ai do të mbajë të premten duke filluar nga ora 14:00, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në kuadër të Anibar.

 Matt Taylor është artist po ashtu me origjinë nga Los Angeles, dhe me mbi një dekadë përvojë në industrinë e animacionit. Ai punoi në Titmouse Inc. për një pjesë të madhe të karrierës së tij në seri televizive si Metalocalypse, Superjail!, Kina IL, Moonbeam City dhe për serinë fituese të disa çmimeve Emmy, King Star King.

Ai po ashtu ka drejtuar një numër projektesh, duke përfshirë “The Rick dhe Morty Exquisite Corpse”. Matt gjithashtu ka punuar në mënyrë të pavarur, duke krijuar ID të stacionit për Adult Sëim dhe animacion për videon muzikore “Cut Chemlight Moonlighting with Biz”. Matt aktualisht punon në Cartoon Netëork si dizajnues karakteresh në “J.J. Villard’s Fairytales”", thuhet në komunikatën për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...