Pitt me lëvdata për DiCaprion: Shpresoj të punojmë sërish bashkë

Filma

Pitt me lëvdata për DiCaprion: Shpresoj të punojmë sërish bashkë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 16:46
Leonardo DiCaprio, Margot Robbie dhe Brad Pitt

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio i bashkuan forcat për të luajtur në filmin “Once Upon A Time In Hollywood” që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pitt, i cili luan rolin e dublerit Cliff Booth në filmin e ri të Quentin Tarantinos, i ka thurur lëvdata kolegut të tij hollivudian.

“Ishte një lehtësi e madhe dhe ishte vërtet argëtuese. Jam kënaqur me të. I ke më të mirët e më të mirëve duke zhvilluar një skenë me ty dhe është një lehtësi e madhe”.

“Kemi pika të njëjta reference. Kemi hyrë në industri në të njëjtën kohë, kemi përvoja të ngjashme dhe njohim shumë njerëz të njëjtë. Leonardo është vërtet dhurues dhe bujar. Shpresoj të punojmë sërish bashkë”, ka thënë Pitt në lidhje me kolegun e tij.

Brad njëherësh ka pasur lëvdata edhe për aftësitë aktruese të kolegut të tij 44 vjeçar, i cili në film e ka luajtur rolin e aktorit Rick Dalton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat