J.Lo merr vëmendjen përkrah Alex në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto

Filma

J.Lo merr vëmendjen përkrah Alex në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:57
Jennifer Lopez

Ajo është një nga yjet e filmit ekzotik të bazuar në histori të vërtetë, “Hustlers”.

Dhe të gjithë sytë ishin te Jennifer Lopez, ndërsa u shfaq në premierën e filmit të saj, të mbajtur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF).

50-vjeçares iu bashkua edhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, 44 vjeç, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.

Lëkura e shkëlqyer e Jenniferit u shfaq në Maison de Couture, në një fustan të marigoldit. Aktorja po ashtu kishte vënë bizhuteri diamanti, dhe një çantë në formë tufë parash, në përputhje me temën e filmit.

Nga ana tjetër, Alex dukej tejet atraktiv me një kostum dhe këmishë të bardhë, pa kravatë.

Përveç J.Lo, pjesë e këtij filmi është edhe reperja Cardi B, ku të dyja vijnë në rolin e striptizeres. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat