“Froni i Shpatave” kërkon rekorde të reja në “Emmy” - Bota Sot
“Froni i Shpatave” kërkon rekorde të reja në “Emmy”

Filma

“Froni i Shpatave” kërkon rekorde të reja në “Emmy”

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:45
“Froni i Shpatave”

Sezoni final i Fronit të Shpatave ka ndarë fansat por jo çmimet “Emmy”.

Plot 32 kandidatura për mini-sezonin e fundit të sagës fantazi, që ka thyer rekordin për sa i takon numrit të nominimeve në një vit të vetëm.

Me 57 çmimet “Emmy” të fituara gjatë viteve, “Froni i Shpatave” ka marrë titullin e serisë më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ceremonia e ndarjes së cmimeve do të mbahet mbrëmjen e të dielës në nju jork.

E ndërsa triumfi si seria më e mirë dramatike duket tashmë i sigurt, në kategori të tjera ka më shumë rivalitet. “This is Us dhe Killing Eve”, janë po ashtu në garë për shumë çmime “Emmy”. Shumë sy janë drejtuar edhe nga seria komike “The Marvelous Mrs.Maisel”  me 20 nominime dhe miniseria “Chernobyl”  me 19 nominime.

Pasi janë ndeshur në ekranin e vogël me betejën finale, aktorët janë gati të luftojnë edhe për çmimet “Emmy”, Alfie Allen, Theon Greyjoy i “Fronit të Shpatave” është në garë për çmimin e aktorit më të mirë protagonistë. Por ka jo pak rivalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...