Kanë filluar xhirimet e filmit më të ri “I’m Possible” me skenar nga Shqipe Malushi dhe nga Regjisorët Burim Haliti & Mahiema Anand! - Bota Sot
Kanë filluar xhirimet e filmit më të ri “I’m Possible” me skenar nga Shqipe Malushi dhe nga Regjisorët Burim Haliti & Mahiema Anand!

Filma

Kanë filluar xhirimet e filmit më të ri “I’m Possible” me skenar nga Shqipe Malushi dhe nga Regjisorët Burim Haliti & Mahiema Anand!

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:17
Xhirimet e filmit më të ri “I’m Possible”

Në Prizren ka filluar së realizuari filmi i gjatë dokumentar “I’mPossible” nga “Eureka Film & Production në bashkëpunim me OJQ “Art Without Limit” nga Prishtina mbështetur nga Komuna e Prizrenit, si dhe me skenaristen dhe producenten Shqipe Malushi nga Amerika, me Regjisorin e mirënjohur Burim Haliti nga Kosova dhe bashkëregjisoren nga India Mahiema Anand, si dhe drejtorin e fotografisë Michael Stoeberg nga Austria, ndërsa skenografia dhe kostumet janë duke u realizuar nga Ganimete Sava!

Ky film e tregon jetën e një femre të quajtur Resmije Rahmani apo Biba May. Resmija është Prizrenase, por ajo qe nga mosha shtatë vjeqare ka vuajtur nga sëmundja e distrofisë muskulare progresive. Dhe cdo ditë në jetën e saj ka qenë një sfidë dhe një ferr i pa përshkruar deri sa sëmundja e saj asht avancuar. Por shpirti i Bibes është dritë dhe në vend që sëmundja ta mund ate, ajo e mund sëmundjen me fuqinë e saj të brendshme.

Pra nga pamundësia, ajo bëhet e mundshme. Ajo sot udhëheqë një projekt të financuar nga Bashkësia Europiane për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Edhe pse asaj i punojnë vetëm dy gishtat e dores ajo e drejton karrocen elektrike në qytetin e Prizrenit dhe i kryen te gjitha punët e ditës, duke blerë ushqim per prindërit e saj të moshuar, për të punuar në kompjuter, dhe për ti bërë të gjitha takimet e ditës. Qëllimi i këtij Filmi Dokumentar është të ngrisim vetëdijen e publikut per persona me aftësi të kufizuara dhe tua zgjasim doren e ti ndihmojmë ata.

Endrat e shumicës jane të kenë karrocë elektrike apo një qendër ku do mblidhen, mesojnë dhe t’i ndihmojnë njëri tjetrit. Nëse pyetni si?

Do e shihni në filmin “I’mPossible” [Unë jam e Mundshme].

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...