Shkallët nga skena ikonike e Jokerit janë bërë atraksion turistik - Bota Sot
Shkallët nga skena ikonike e Jokerit janë bërë atraksion turistik

Filma

Shkallët nga skena ikonike e Jokerit janë bërë atraksion turistik

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 17:18
Filmi “Joker”

Fansat e filmave kanë zgjedhur destinacione të ndryshme nga skenat filmike si atraksione turistike, ndërsa së fundmi këtë e bëjnë duke u bazuar në një skenë të “Joker”.

Qytetarët e Bronxit janë habitur që shkallët dikur aspak të njohura, ndërmjet rrugëve ‘Shakespeare’ dhe ‘Anderson’, janë shndërruar në një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë.

Ndërsa arsyeja është e kuptueshme: Sepse në to ka ecur Joaquin Phoenix në rolin e Jokerit në filmin që mban pikërisht emrin e karakterit të famshëm negativ.

Në rrjetet sociale janë publikuar xhirimet të shumta të njerëzve që i kanë “pushtuar” shkallët duke bërë fotografi dhe video, si dhe duke i imituar lëvizjet e protagonistit filmik.

Banorët lokalë e konsiderojnë si pengesë të përditshmërisë së tyre prezencën e kaq shumë njerëzve, saqë disa prej tyre kanë bërë publikime të ndryshme në internet duke u kërkuar fansave që të mos shkojnë më atje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat