Publikohet paraqitja e shkurtër e komedisë aventurë “Free Guy”

Filma

Publikohet paraqitja e shkurtër e komedisë aventurë “Free Guy”

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 23:40
Ryan Reynolds

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit “Free Guy”, në të cilin rolin kryesor e luan Ryan Reynolds.

Në aventurën komike të Twentieth Century Fox, aktori luan rolin e një bankieri, i cili e kupton se në fakt është një lojtar në sfond në një videolojë në botën e hapur.

Ai vendos të bëhet hero i tregimit të vet. Në botën, në të cilën nuk ka kufizime, vendos ta shpëtojë atë, para se të bëhet shumë vonë.

Pos Reynoldsit, në këtë film luajnë edhe Jodie Comer, Joe Keery, Lil Rel Howery, Utkarsh Ambudkar e Taika Waititi.

Shawn Levy e ka bërë regjinë, ndërsa skenarin e kanë shkruar Matt Lieberman dhe Zak Penn.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat