Ky është filmi më i mirë i festave të fundvitit, i shikuar 30 milionë herë në Netflix

Filma

Ky është filmi më i mirë i festave të fundvitit, i shikuar 30 milionë herë në Netflix

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Netflix është ngritur kohëve të fundit me krijimin e serive dhe filmave origjinal, por filmi i tij fundit për Krishtlindje i quajtur ‘Kalus’ është duke u konsideruar si njëri prej më të mirëve.

Të gjithë e shpenzojmë një kohë të gjatë duke kërkuar një film të mirë për të shikuar, e sidomos në që posedojmë Netflix, mirëpo për të gjithë ju që i adhuroni filmat  e sidomos këta për Krishtlindje dhe festave të fundvitit ua propozojmë që mos të shpenzoni kohë dhe nëse nuk e keni parë filmin Klaus ta shikoni menjëherë.

Në fillim as ne s’kemi qenë të interesuar të shikojmë filmin Klaus, mirëpo pasi që kemi parë që ka marr shumë kritika pozitive kemi menduar t’ia japim një shans. Pas 10 minutave, ishim të befasuar, dhe mesa duke edhe miliona njerëz të tjerë, raporton “Unilad".

Sipas të dhënave që i ka dhënë ‘Reuters’, ky film festiv është shikuar për më shumë se 30 milion njerëz në gjithë botën në vetëm muajin e parë pasi që është dal, duke e bërë kështu filmin origjinal më të shikuar në një platformë televizive.

Filmi që të ngrohë zemrën ka marr vlerësime të mira nga e gjithë bota, ‘Digital Spy’ e ka quajtur “Filmi i Krishtëlindjeve që ju duhet për këtë vit’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat