Regjisori Fisnik Maxhuni, pjesë e “Talenteve të Berlinales”

Filma

Regjisori Fisnik Maxhuni, pjesë e “Talenteve të Berlinales”

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:12
Regjisori Fisnik Maxhuni

Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin  bashkon  255 profesionistë të filmit nga 86 vende.

Me flokë që ia merr era, syze heksagonale dielli, me pallto të gjatë e të zezë dhe me valixhen e madhe ngjyrë argjendi: Fisniku, thjesht, ka stil. Ne e takojmë, kur ai sapo ka zbritur në kryeqytetin gjerman. Kështu e përshkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “20 Mimutes” të riun shqiptar me qëndrim në Zvicër.

Regjisori 30-vjeçar nga Zvicra është përzgjedhur për të marrë pjesë në “Talentet e  Berlinales”. Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin  bashkon  255 profesionistë të filmit nga 86 vende, transmeton albinfo.ch. Pjesëmarrësve në këtë ngjarje u mundësohet të shkëmbejnë mendime dhe të vendosin kontakte të dobishme për profesionin e tyre.

Fisnik Maxhuni është i lindur në Kosovë ndërsa në Zvicër ka ardhur si fëmijë. Është rritur në Neuchâtel dhe pas një Masteri të kryer në Londër, ai ka marrë edhe një Master të dytë të kinemasë midis ECAL dhe HEAD, përcjell albinfo.ch.

Kush dëshiron të dijë më shumë përse Fisniku kishte filluar të bënte filma, çfarë bën ai në Berlinale, cilin projekt është duke e preokupuar aktualisht etj., mund të mësojë duke e shikuar videon në linkun më poshtë në gjuhën frënge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat