Ndërron jetë aktori i “Game of Thrones” - Bota Sot
Ndërron jetë aktori i “Game of Thrones”

Filma

Ndërron jetë aktori i “Game of Thrones”

Më: 9 mars 2020 Në ora: 16:22
Max von Sydow

Aktori, Max von Sydow ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Sydow u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar agjenti i Sydow , Jean Diamond.

“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, është shprehur Diamond.

Ylli suedez kishte debutar në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

Disa nga realizimet kinematografike për të cilat ka qenë i njohur janë “Game of Thrones” dhe “The Exorcist”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat