Ç’duhet të dini për dokumentarin më të komentuar në Netflix, i bazuar në një tragjedi të vërtetë

Filma

Ç’duhet të dini për dokumentarin më të komentuar në Netflix, i bazuar në një tragjedi të vërtetë

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:02
American Murder: The family next door

Prej disa ditësh në Netflix po qarkullon dokumentari ''American Murder: The family next door''. Shikueshmëria e këtij dokumentari po arrin kulmin, pasi bëhet fjalë për një histori të dhimbshme që përcillet përmes pamjeve të arkivuara dhe burimeve reale.

Bëhet fjalë për një krim të paimagjinueshëm të kryer më 13 gusht 2018, në Colorado, SHBA në një familje që në pamje të parë dukej se kishte jetën perfekte. Orët e para të mëngjesit të kësaj dite, Christopher Lee Watts vret gruan e tij shtatzënë, Shanann Watts, duke e mbytur, ndërsa më pas vret edhe dy vajzat e tij, të cilat i mbyti me batanije. Pjesa më e frikshme është mënyra si ai i fshehu trupat, duke i hedhur një cisternë vaji.

Pas tetë vitesh lidhje, Christipher krijon një marrëdhënie jashtë martesore. Për të filluar një jetë të re, ai zgjedh që të shfarrosë gjithë jetën 'e vjetër' që kishte krijuar me të ndjerën Shanann.

Të gjitha pamjet e dokumentuarit janë marrë nga policia e Colorados. Duke qenë se Shenann ishte shumë aktive në rrjetet sociale, videot ku ajo shpreh çdo emocion gjatë momenteve të ndryshme brenda familjes, janë pjesë e dokumentarit. Ekrani mbushet me përgjimin e mesazheve midis Shannan dhe Chris, si dhe me mikeshat e saj. Nëpërmjet tyre arrihet të kuptohet se çfarë po ndodhte në të vërtetë në jetën e saj.

Gjatë kohës që do të jeni duke e parë do t’ju duket si një film, por fatkeqësisht nuk është film. Është një ngjarje rrëqethëse dhe aspak njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat