Adriana Matoshi, fituese e çmimit ‘Aktorja më e mirë’ në Mostra de València

Filma

Adriana Matoshi, fituese e çmimit ‘Aktorja më e mirë’ në Mostra de València

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:57
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi u shpall fituese e çmimit ‘Aktorja më e mirë femër’, në Festivalin e Filmit Mostra de València.

Matoshi këtë çmim e mori për rolin e saj në filmin ‘Zana’.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat