4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

Filma

4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:45
Foto Ilustrim

Katër filma shqiptarë do të prezantohen në Festivalin e Filmit Evropian në Leçe. Në këtë edicion të 21, filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas do të jetë në garë, si një ndër filmat më të mirë evropianë.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon mbarë bota, përmes prodhimeve më të mira filmike europiane shfaqet dhe zbulohet qëllimi i kinematografisë, për të qenë një busull i domosdoshëm, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Nën këtë moto organizatorët  festivalit të filmit europian në Leçe kanë përzgjedh për të shfaq për publikun në këtë edicion të 21-të, edhe katër filma bashkëkohorë shqiptarë.

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portreti i pambaruar i Klara Belinit” i Namik Ajazit do të jenë pjesë e seksionit Ballkanik gjatë netëve të këtij festivali. Ndërsa, “Derë e hapur” i Florenc Papas, i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR është gjithashtu edhe një ndër pretendentët në garë, për  trofeun si filmi më i mirë evropianë.

Në këtë edicion i 2020-s, i cilësuar si një gëzim i shtyrë nga pranvera në vjeshtë, përkatësisht në datat 31 deri në 7 nëntor për shkak të emergjencës së covid 19 do të konkurrojnë dymbëdhjetë filma evropianë për trofeun e festivalit.

Sikundër çdo vit, në qendër të festivalit është një nga mjeshtrat e mëdhenj të kinemasë europiane, kësaj here homazhet janë për regjisorin francez Oliver Assayas. Ndërsa, 30 vjet pas vdekjes do të kujtohet edhe Aldo Fabrizi, protagonist i neorealizmit dhe i komedisë italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat