Peticioni për ta larguar Amber Heard nga filmi “Aquaman 2” merr një milion nënshkrime

Filma

Peticioni për ta larguar Amber Heard nga filmi “Aquaman 2” merr një milion nënshkrime

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Filmi “Aquaman 2”

Ditëve të fundit ka filluar një peticion për ta larguar aktoren e njohur, Amber Heard, nga filmi “Aquaman 2”.

34-vjeçarja pranoi rolin më parë, por për shkak të pandemisë coronavirus xhirimet ende nuk kanë filluar, shkruan Mirror.

Deri më tani janë grumbulluar një milionë nënshkrime, të cilët pajtohen për largimin e saj nga filmi.

Ani pse një kërkesë e tillë është bërë nga një numër i konsiderueshëm, Amber është mjaft e gëzuar që mori rolin e karakterit ‘Mera’.

Heard përndryshe kishte treguar se xhirimet ndonëse mund të fillojnë në fillim të vitit 2021, po asgjë nuk është e sigurt.

Kjo vjen pasi ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp, humbi betejën gjyqësore kundër gazetës “The Sun”. /Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat