Zazie Beetz do të luaj krahas Brad Pittit në filmin “Bullet Train”

Filma

Zazie Beetz do të luaj krahas Brad Pittit në filmin “Bullet Train”

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 12:06
Zazie Beetz

Para 4 muajve u bë i ditur lajmi se aktori shumë i dashur amerikan, Brad Pitt, është angazhuar në një film të ri “Bullet Train”, regjinë e së cilit do ta bëjë regjisori i filmave, “Deadpool 2” dhe “Fast And Furious Presents: Hobbs & Shaë”, David Leitch.

Ndërsa tani është zbuluar emri edhe i aktores tjetër që do të luaj në këtë projekt të zhanrit aksion dhe triler. Ajo është aktorja 29-vjeçare, Zazie Beetz, transmeton Koha.

Beetz e cila ishte nominuar për një çmim “Emmy” për rolin e saj në serinë televizive, “Atlanta”, në të kaluarën ka luajtur në filma të tillë si: “Nine Days”, “The Joker”, “Deadpool 2” dhe “Lucy in the Sky”. Aktualisht ajo është duke e xhiruar filmin e regjisorit Jeymes Samuel, “The Harder They Fall”.

Sipas portalit “Variety”, pjesë e kastës së aktorëve të filmit janë edhe Joey King, Aaron Taylor-Johnson, Brian Tyree Henry dhe Andreë Koji.

“Bullet Train” bazohet në romanin japonez “Maria Beetle”, të autorit Kotaro Isaka. Ai e rrëfen historinë e disa anëtarëve të një grupi të fshehtë kriminel në Japoni, të cilët e gjejnë veten të ngërthyer në një situatë të rrezikshme, si pasojë e urdhrave kontradiktore.

Xhirimet e filmit janë shtyrë për vitin 2021 shkaku i pandemisë së koronavirusit, dhe ende nuk ka datë të caktuar të lansimit të tij nëpër kinema.

Bashkëshortja e regjisorit Leitch, Kelly McCormick, Antoine Fuqua dhe Kat Samick, vijnë në rolin e producentëve të këtij filmi, derisa skenari i tij është shkruar nga Zak Olkeëicz.

Aktori i njohur hollyëoodian, Brad Pitt, i cili e fitoi një shpërblim “Oscar” dhe një çmim “Globi i Artë” për rolin e tij në filmin “Once Upon a Time in Hollyëood”, së shpejti do të luaj krahas aktores Emma Stone në filmin e regjisorit Damien Chazelle, “Babylon”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat