Harrison Ford nuk do që dikush tjetër ta luajë Indiana Jonesin pas tij

Filma

Harrison Ford nuk do që dikush tjetër ta luajë Indiana Jonesin pas tij

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Harrison Ford

Aktori i famshëm hollivudian, Harrison Ford, nuk e pëlqen idenë që karakteri i Indiana Jones të vazhdojë edhe pas tij – transmeton Screen Rant.

Tashmë po qarkullojnë spekulime se një aktor i ri mund ta zë vendin e 78-vjeçarit në rolin ikonik, por ai është kundër kësaj ideje.

Në një intervistë për USA Today, Ford është pyetur se kë do të dëshironte ta shihte si ‘Indiana Jonesin e ardhshëm’, kur ai të tërhiqet nga ky rol.

“Askush nuk do të jetë Indiana Jones, pse nuk e kuptoni? Unë jam Indiana Jones. Kur të mos jem unë, nuk do të jetë as ai”, ka thënë aktori duke qeshur.

Kujtojmë që filmi i parë për Indiana Jones është xhiruar në vitin 1981, “Raiders of the Lost Ark”, për të vazhduar me “Indiana Jones and the Temple of Doom” (1984), “Indiana Jones and the Last Crusade” (1989) dhe “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” (2008).

Për vitin 2022 është paralajmëruar vazhdimi i pestë me radhë, i cili pritet të jetë edhe i fundit nga franshiza e popullarizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat