Aktorja Glenne Headly ka vdekur në mënyrë të papritur mbrëmjen e së enjtes. Aktorja, e njohur për për rolin e saj në “Dick Tracy”, vdiq në mënyrë të papritur.
“Me dhimbje të madhe konfirmojmë ndarjen nga jeta të Glenne Headly,”-thanë përfaqësuesit e saj në një deklaratë.
Ajo vdiq nga komplikimet e sëmundja e emboli pulmonare ka thënë bashkëshorti i saj Bryan McColloch për New York Times.