Të gjithë e kanë parë të paktën një herë filmin epik “Gladiatori” me aktorin e famshëm Russell Crowe.
Muskuj, rezistencë dhe dramë…
Por, tashmë duket se asgjë nuk ka mbetur pas nga aktori me muskuj që ka luajtur “Gladiatorin”.
Gjendja aktuale e 52-vjeçarit nuk i ka kënaqur aspak adhuruesit e tij. Ditët e fundit ai është fotografuar në Australi me një kanotiere të zezë dhe pantallona të shkurtra. Por, ajo që bie në sy është barku i madh dhe shëndoshja tej mase.
Duket se muskujt që të gjithë kanë pëlqyer tek “Gladiatori” kanë kaluar në histori.