Leonardo DiCaprio mendohet të jetë aktori favorit për të interpretuar rolin e famshëm të Joker në filmin e ri Batman.
Siç raporton ‘The Hollywood Reporter’, Martin Scorsese i ka hedhur sytë nga 42-vjeçari fitues i çmimit Oskar për rolin mitik të të keqit në filmin e njohur.
Lajmi vjen pasi është zbuluar se Jared Leto, i cili qe i fundit që interpretoi këtë rol në serinë e fundit, nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve në filmin e ri.