Aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski përjashtohen nga Akademia e Çmimeve Oskar - Bota Sot
Aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski përjashtohen nga Akademia e Çmimeve Oskar

Filma

E premte, 19 tetor 2018

Aktori Bill Cosby, regjisori Roman Polanski përjashtohen nga Akademia e Çmimeve Oskar

Më: 3 maj 2018 Në ora: 23:40
Bill Cosby, Roman Polanski

Akademia e Çmimeve prestigjioze Oskar njoftoi sot se do të përjashtojë yllin e televizionit Bill Cosby, i shpallur fajtor për abuzim seksual dhe regjisorin e famshëm Roman Polanksi, i cili pranoi marrëdhënien e paligjshme seksuale me një minorene 13 vjeçe, dyzet vite më parë.

”Këshilli i drejtuesve të Akademisë së arteve dhe kinemasë u mblodhën të martën dhe votuan përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga radhët e tyre, në përputhje me normat e etikës”, bëhet e ditur në një deklaratë të Akademisë.

Këshilli vijon të promovojë normat e etikës, duke iu drejtuar anëtarëve të tij për sjellje në përputhje me vlerat e dinjitetit njerëzor.

Ish-ylli i televizionit amerikan, Bill Cosby u shpall fajtor të enjten e kaluar për abuzim seksual në vitin 2004 me një ish-basketbolliste, Andrea Constand.

Ai rrezikon deri në 30 vite burg. Dhjetëra gra të tjera e kanë akuzuar për keqtrajtim për ngjarje që datojnë shpesh, rreth 30 vjet më parë./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test