Domenicali: Ne synojmë që vitin tjetër të shkojmë deri në 7 gara sprint

Formula 1

Domenicali: Ne synojmë që vitin tjetër të shkojmë deri në 7 gara sprint

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:58
Domenicali: Ne synojmë që vitin tjetër të shkojmë deri në 7 gara sprint

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1 dhe i deleguari i FIA-s, ka folur për garat “sprint”, të aplikuara për herë të parë këtë sezon.

Deri më tani janë zhvilluar 2 gara të tilla 100 km, në Silverstone (Angli) dhe Monza (Itali), ndërkohë që është planifikuar edhe një e tretë, në pistën e Interlagos (Brazil).

Impakti që kjo garë e shkurtër ka patur te publiku ka qenë i madh, pasi në Monza u arritën numra mjaft të lartë.

Kjo tregon se po ecim në rrugën e duhur.

Në synojmë që vitin tjetër të shkojmë deri në 7 gara sprint dhe në fund të sezonit të kemi edhe një kampion vetëm për këto gara”, tha Domenicali.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat