Oliver Bearman do të garojë edhe në sezonin e ardhshëm për ekipin amerikan Haas.
“Vazhdimi i bashkëpunimit me Ollie për vitin 2027 ishte një vendim i natyrshëm për ne”, deklaroi shefi i ekipit, Ayao Komatsu.
“Ai ka një etikë jashtëzakonisht të lartë pune dhe një vullnet të madh për të vazhduar përmirësimin e vetes dhe të ekipit”, shtoi Komatsu.
Me këtë marrëveshje, është plotësuar edhe vendi i fundit i lirë në Formula 1 për sezonin 2027.
Bearman garon si pilot i rregullt i Haas që nga viti 2025, por është i huazuar nga Ferrari.
Plani i tij për karrierën vazhdon të jetë kalimi te Ferrari në të ardhmen.
Megjithatë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit, vendet te Ferrari edhe në sezonin 2027 do të vazhdojnë t'i kenë Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.