Arsimi, përmes Brerës, siguron çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë

Futboll

Arsimi, përmes Brerës, siguron çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 19:29
Skuadra e Arsimit

Me rezultat përfundimtar 1:3, në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë, skuadra e Arsimit arriti të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pas fitores ndaj ekipit të Brerës.

Pas epërsisë së vendasve që në fillim të ndeshjes, mysafirët arritën që në pjesën e dytë ta përmbysnin plotësisht rezultatin, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në fazën tjetër.

Ky kualifikim erdhi falë golave të shënuar nga Jusufi, Aliti dhe Gaje.

Kështu, pas skuadrave të Struga Trim Lumit, Shkupit, Shkëndijës së Haraçinës, Vardarit, Sileksit, Rabotniçkit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, edhe Arsimi bëhet pjesë e tetë skuadrave që vazhdojnë garën në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat