Fermín Lopez dënohet me dy ndeshje

Futboll

Fermín Lopez dënohet me dy ndeshje

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 16:02
Protestat e Ferminit dhe kartoni i kuq që pasoi i kushtojnë atij dy ndeshje pezullim

Komiteti i Garave në Spanjë ka refuzuar ankesën e Barcelonës pas përjashtimit të Fermin Lopezit në ndeshjen e së dielës kundër Villarrealit, duke e dënuar mesfushorin me dy ndeshje pezullim.

Si rrjedhojë, futbollisti katalanas nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick në dy takimet e ardhshme: kundër Deportivo La Coruna-s në Riazor dhe ndaj Atlético Madridit, më 2 dhjetor, në Camp Nou.
Arsyetimi për përjashtimin e Fermínit

Në raportin zyrtar të ndeshjes, gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez shpjegoi arsyen e ndëshkimit me karton të kuq të Ferminit në minutën e 74-t.

Sipas raportit, futbollisti u ngrit nga stoli dhe iu drejtua gjyqtarit të katërt, duke iu afruar në distancë shumë të vogël dhe duke protestuar me zë të lartë.

Ai përsëriti disa herë shprehjen: “¡No me jodas!” (Mos më çmend!).

Arbitri gjithashtu theksoi se Fermini ishte larguar nga fusha dhe ishte drejtuar për në dhomat e zhveshjes përpara se t'i tregonte kartonin e kuq.

Pavarësisht pretendimeve dhe ankesës së Barcelonës, Komiteti i Garave vendosi të mos e ndryshojë vendimin fillestar.

Kështu, Hansi Flick do të duhet të bëjë pa një prej mesfushorëve të tij në dy përballjet e ardhshme, përfshirë edhe sfidën e rëndësishme ndaj Atletico Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat