Sulmuesi i majtë, Kevin Gjokaj, po tregon nivel shumë të lartë te ekipi i Catanzaro U19 në Primavera 2, liga e të rinjve në Itali.
Talenti 18-vjeçar, në kampionat me skuadrën e mësipërme, regjistron 7 gola në 9 ndeshje, formë e jashtëzakonshme.
Gjokaj ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U19 në qershor, por muajt e fundit është lënë në “harresë”.
Mediumi italian “calcioprendinota” i ka kushtuar postim të veçantë Kevin Gjokajt, për aftësitë në fushën e blertë si sulmues dhe statistikat, duke u konsideruar vendimtar te ekipi i tij dhe premtues për të ardhmen. Po ashtu, i jepet “zë” faktit se talenti shqiptar ka dalë nga moshat e akademisë së Juventusit.