Neto do të rikthehet me fanellën e Juventusit nga minuta e parë, më shumë se nëntë vjet pas paraqitjes së tij të fundit, dhe do ta bëjë këtë në Europa League kundër Omonia Nicosia.
“Të kthehem në fushë me këtë fanellë është një kënaqësi e madhe”, komentoi ai për “Sky Sport” në prag të ndeshjes.
“Ndjesia është shumë pozitive, shoh një atmosferë të shëndetshme me shumë përkushtim.
Europa League është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Juventusi luan për të fituar çdo garë”.