Kovaçiq drejt largimit nga Manchester City

Futboll

Kovaçiq drejt largimit nga Manchester City

Nga: B.S. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 17:48
Mateo Kovaçiq

Mateo Kovaçiq po përballet me një periudhë të vështirë te Manchester City, ku hapësirat për të në formacionin bazë janë gjithnjë e më të kufizuara.

Mesfushori kroat këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat, me një gol dhe një asistim, por ka grumbulluar vetëm 373 minuta lojë.

Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, Kovaçiq nuk u aktivizua fare, ndërsa kishte mbetur në bankën rezervë edhe në përballjen ndaj Fulhamit.

Sipas mediumit kroat “Index”, trajneri Enzo Maresca preferon alternativa të tjera në mesfushë, duke bërë që Kovaçiq të ketë gjithnjë e më pak hapësirë.

Për këtë arsye, largimi nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit po shihet si një mundësi për ta ringjallur karrierën e tij.

Për shërbimet e mesfushorit kroat janë përmendur disa klube, përfshirë Fenerbahçen dhe Panathinaikosin, si dhe mundësia e rikthimit në futbollin italian.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje të konfirmuar.

Një largim do të ishte i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Kroacisë, e cila ka nevojë që Kovaçiq të ketë më shumë minuta dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat