Jesus Owono ka bërë një tjetër hap në rrugën drejt rikthimit në aktivitet sportiv.
Sipas raportimit të gazetës “Diari d'Andorra”, portieri i Andorrës është stërvitur për herë të parë në mënyrë publike në fushën e stadiumit “Estadi Comunal”, pas ndarjes tragjike nga jeta të Jesus de Miguel.
Reprezentuesi i Guinesë Ekuatoriale prej disa javësh po zhvillon përgatitje fizike, kryesisht në palestër, por deri më tani seancat e tij stërvitore ishin zhvilluar larg syve të publikut.
Të mërkurën, Owono doli në fushë në kohën kur bashkëlojtarët e tij po zhvillonin seancën e analizës me video, në prag të ndeshjes së së shtunës kundër Las Palmasit.
Sipas mediave andorrane, portieri punoi nën mbikëqyrjen e përgatitësve fizikë, duke kryer ushtrime me top dhe disa ndërhyrje në portë.
Megjithatë, sapo pjesa tjetër e skuadrës doli në fushë, Owono u largua për të vazhduar përgatitjet në palestër.
Për momentin, nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij në stërvitjet e përbashkëta me ekipin.
Dalja e tij në fushë përbën një zhvillim pozitiv në procesin e rikuperimit, por portieri vazhdon të ndjekë një program individual, pa u nxituar drejt rikthimit të plotë në aktivitet.