Java e 14-të e elitës së futbollit të Kosovës nis të premten me një përballje interesante mes Prishtinës dhe Drenicës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nën dritat e reflektorëve, me fillim nga ora 17:00.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë të dielën në Therandë, ku do të zhvillohet derbi i javës mes Ballkanit dhe Gjilanit.
Pritet një përballje interesante, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat në vazhdim të kampionatit.
E premte
Prishtina - Drenica 17.00
E shtunë
Llapi - Vushtrria 13.00
Malisheva - Dukagjini 13.00
E diel
Ballkan - Gjilani 13.00
Drita - Feronikeli 74 15.00