Java e Abissnet Superiore do të mbyllet me supersfidën Egnatia-Elbasani

Futboll

Java e Abissnet Superiore do të mbyllet me supersfidën Egnatia-Elbasani

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 11:07
Topi

Java e Abissnet Superiore do të mbyllet me supersfidën Egnatia-Elbasani. Ky takim do të nisë në orën 18:30 dhe vlen për javën e 13-të.

Kampionët mbajnë vendin e parë me 1 pikë më tepër se Teuta. Elbasani synon të ngjitet në vendin e tretë me anë të një fitore, teksa aktualisht regjistron 10 pikë më pak se Egnatia.

Si Elbasani, por edhe Egnatia, kanë fituar tri nga katër ndeshjet e fundit.

Takimi tjetër ndërkohë është mbyllur me humbje.

Nevil Dede nuk ka pasur shumë kohë për ta përgatitur sfidën tek Egnatia, pas fitores në Europë ndaj Linkoln Red Imps. Verdheblutë e Glen Dajës ndërkohë janë të përgatitur për këtë transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat