Thirrje për degën e LDK-së në Gjermani lidhur me sulmet ndaj Donika Gërvallës

Gjermania

Thirrje për degën e LDK-së në Gjermani lidhur me sulmet ndaj Donika Gërvallës

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:38
Donika Gërvalla

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme, njëra ndër nëndegët më unike, më aktive dhe më e suksesshmja në Gjermani, në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme virtuale, mbajtur në pasditën e sotme, datë 07. 05. 2021, diskutoi dhe debatoi lidhur me punën dhe angazhimin e madh të kryetarit të Degës së LDK-së, për Gjermani, si dhe për akuzat që po i bëhen Ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, znj. Donikë Gërvalla.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, vlerësoi lartë kontributin dhe angazhimin e kryetarit të Degës së LDK-së, për Gjermani, z. Osman Ferizit. Sipas kryesisë së Nëndegës sonë, ruajtja dhe mosshkatërrimi i LDK-së, në Gjermani, është meritë e vet kryetarit të saj, z. Osman Ferizi”.

Ndërsa, për sulmet e ulëta dhe aspak njerëzore të disa pseudopolitikanëve, ndaj znj. Donikë Gërvallës, Ministër e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, dolën me qëndrimin se, zbulimi i krimit, korrupcionit, prostitucionit, haraqit, e të këqijave tjera, që iu shkaktuan popullit për 22 vite, duhet nisur pikërishtë nga ata që sot po janë më të zëshmit me kundërshtimet dhe ofendimet e tyre. 1920 të vrarit në Kosovën e pasluftës nuk janë viktimë e Serbisë, apo Rusisë, por e vet shqiptarëve. Pastaj, mos ndriçimi i rasteve të vrasjeve dhe të këqijave tjera për 22 vite, jep për të kuptuar dhe e forcon bindjen se vrasësit janë ata që e patën pushtetin që nga paslufta dhe sot po janë më të zëshmit.

Andaj, Kryesia e Nëndegës së LDK-së, më unike, më aktive dhe më e suksesshmja në Gjermani, në Bavarinë e Epërme, i bën thirrje kryetarit të saj, për Gjermani, z. Osman Ferizit, që të dalë, sa më parë, me një Komunikatë publike, në emër të Degës së LDK-s, për Gjermani dhe Nëndegëve të saj, për të mbrojtur figurën më emblematike të shtetit të Kosovës, znj. Donika Gërvallës dhe gjykimin e huliganëve; shkatërruesve të shtetit të Kosovës.

I nderuari kryetar, z. Ferizi, në emër të Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, Kryesia e kësaj nëndege, ju premton se do ta keni mbështetjen tonë në çdo mënyrë dhe në çdo kohë!

Me respekt, në emër të Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, Mr.Ing. Rexhep Nikçi, kryetar

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat