Policia e zë shqiptarin në veturë me tre serbë, po qëndronte ilegalisht në Gjermani

Gjermania

Policia e zë shqiptarin në veturë me tre serbë, po qëndronte ilegalisht në Gjermani

Nga: A.M. Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:38
Ilustrim

Policia e Gjermanisë po zhvillonte një patrullim të zakonshëm në Sigmarszell gjatë të shtunës në mbrëmje, shkruan “Bota sot”.

Polica ndaluan një veturë, ku vrenjten katër persona të cilët nuk po i respektonin masat kundër Covid19.

Gjatë kontrollës, Polica kërkuan kartat e identitetit personave të cilët ishin në veturë.

Shoferi i veturës ishte një serb  74-vjeçar që jeton në Gjermani. Po ashtu edhe dy pasagjerët tjerë në veturë ishin serbë, babë e bir. Babai ishte i moshës 49-vjeçar dhe djali i tij 19-vjeçar.

Përveç këtyre personave, në veturë ishte edhe një shqiptar 38-vjeçar, i cili ishte në gjendje të tregonte vetëm një letërnjoftim shqiptar.

Pas kësaj, Policia bëri hetime e saj, dhe zbuluan se burri kishte qenë ilegalisht në Gjermani për disa vjet dhe nuk kishte letra gjermane.

Përveç kësaj, një problem tjetër lindi gjatë kontrollimit. Hetuesit vunë re se pasagjerët në e automjetit me sa duket po ktheheshin nga puna në një kantier ndërtimi. Të gjithë burrat ishin të mbuluar me pluhur ndërtimi, madje edhe veshjet e tyre ishin pjesërisht të ndotura me të njëjtën ngjyrë, shkruan “Bota sot”.

  Meqenëse burrat nuk po qëndronin në Gjermani për arsye turistike, por kryesisht për të punuar, qëndrimi i tyre ishte ilegal.

Përveç shkeljeve të masave kundër pandemisë, tre nga burrat janë duke pritur procedurat penale për shkak të qëndrimit të paligjshëm. Ata duhet  të largoheshin përsëri nga Gjermania, shkruan “Bota sot”.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat