Krim nga xhelozia, shqiptari rrëfen vrasjen e gruas në Gjermani

Gjermania

Krim nga xhelozia, shqiptari rrëfen vrasjen e gruas në Gjermani

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 23:55
H.S 56-vjeç

Një vrasje e ndodhur në tetor të vitit 2020 tronditi Gjermanin. Bëhet fjalë për krimin e rëndë, ku një burrë shqiptar H.S 56-vjeç masakroi me thikë gruan e tij D.S 47-vjeç, pasi dyshonte se e tradhtonte.

Në fillim të gjykimit para Gjykatës Rajonale të Regensburgut, i pandehuri rrëfeu në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij se ai kishte goditur me thikë për vdekje.

Kjo vrasje ishte paraprirë nga një mosmarrëveshje për xhelozinë. Tani 56-vjeçari përballet me akuzën për vrasje. I pandehuri pranoi se kishte vrarë gruan e tij me thikën e kuzhinës në apartamentin e tyre në Regensburg. Megjithatë ai refuzoi se kishte për qëllim që ta vriste gruan e tij.

I akuzuari kishte “frikë nga turpi”, raportohet në mediat gjermane.

Shqiptari nga Kosova, i cili ka jetuar në Gjermani për 28 vjet, përmendi si motiv frikën e tij nga “turpi dhe nderi” ndaj miqve të tij nëse ai do i jepte fund martesës së tij pas kaq shumë vitesh.

Ai ishte i vetëdijshëm se xhelozia e tij shpesh kishte rezultuar në shpërthime të dhunshme, prandaj ishte dëbuar nga banesa për ca kohë.

Pasi u kthye në shtëpinë martesore, ai u përpoq të ishte një baba dhe burrë i mirë. “Ai u përpoq ta mbante xhelozinë e tij brenda kufijve,” tha avokati mbrojtës.

Prokuroria akuzon të pandehurin për vrasje me motive të ulëta. Siç tregon aktakuza, thuhet se akti u parapri nga një argument i dhunshëm. Një numër i panjohur i telefonit në celularin e gruas ishte shkaku. I akuzuari dyshoi për një njeri tjetër me të cilin shkonte gruaja e tij. Pa kontrolluar se kujt i përket numri, ai kishte mbledhur inat brenda vetes. Mosmarrëveshja u përshkallëzua, të cilën, sipas avokatit të 56-vjeçarit e përshkruan me fjalët: “Gjaku mu nxeh”.

Një natë ai mori në sirtarin e kuzhinës një thikë me një teh të gjatë nëntë centimetra, dhe goditi të paktën 14 herë gruan e tij. Pas aktit burri mori ilaçe për të vrarë veten. Ai thirri vëllezërit e motrat e tij dhe donte tu thoshte lamtumirë. Pastaj ai shkoi në polici “i trullosur” dhe u dorëzua.

Hetimet policore më vonë zbuluan se numri i panjohur i telefonit ishte numri i ri i vëllait të viktimës. Ai thjesht donte të komunikonte me motrën e tij.

Procesi në Gjykatën Rajonale të Regensburgut zgjat edhe disa ditë, më pas do jepet vendimi për të. Anëtarët e familjes së bashkëshortëve pritet të dëshmojnë. Ndërsa gjykimi final është planifikuar për fillimin e gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat