23 vjeçari nga Kosova u vra nga policia, flasin nga Prokuroria e Berlinit

Gjermania

23 vjeçari nga Kosova u vra nga policia, flasin nga Prokuroria e Berlinit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 16:06
Policia

Mëngjesi i ditës së diel ishte tragjik për qytetin e Berlinit.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një banesë në Lichtenberg.

Si pasojë një 23 vjeçar nga Kosova u vra nga policia.

Ai dyshohet se e mbyti me sakicë një grua 27 vjeçare nga Ukraina.

Në një përgjigje zëdhënësi i Prokurorisë së Berlinit, Sebastian Buchner, tha se nuk dihet ende motivi se pse ndodhi ngjarja.

Buchner theksoi se është i paqartë edhe relacioni mes dy viktimave.

“Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Po ashtu ende është i panjohur relacioni mes dy pjesëmarrësve" – tha ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat