SHKSH “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen, 30 vite në shërbim të atdheut

Gjermania

SHKSH “Kadri Zeka”, me seli në Nürtingen, 30 vite në shërbim të atdheut

Nga: Xhafer Leci Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:47
Xhafer Leci

SHKSH, “KADRI ZEKA”, 15.10. 2022, në Wernau të Gjermanisë, në mënyrë solemne, ka organizuar shënimin e 30 vjetorit të themelimit dhe veprimtarisë kombëtare në shumë fusha.

Pasi moderatorët, shpallën të hapur, programin dhe përshëndetën mysafirët, u bë intonimi i e Hymnit Kombëtar dhe ai i Kosovës. Pjesëmarrësit pastaj me një minutë heshtje nderuan jetën dhe veprën e heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri!

Kryetari i SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, përshëndeti mysafirët, ndërsa Xhafer Leci, (themelues i Shoqatës me 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë dhe kryetar nderi) prezantoi fjalën e rastit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për ta nderuar këtë festë madhështore, muarën pjesë shumë personalitete, bashkëveprimtarë të heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe shumë veprimtarë të çështjes tonë kombëtare, kryetarë të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive, etj.

Nga konsulata e Republikës së Kosovës, në Shtutgart të Gjermanisë, përvjetorin jubilar e nderuan me pjesmarrjen e tyre, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e përgjithshme, Gramoz Berisha, konsul, dhe Hanife Statovci, zyrtare e konsulatës.

Nami Ramadani, bashkëveprimtar i vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka, bashkëpjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në perëndim, s`bashku me Xhafer Leci-n e shumë shokë të tjerë.

Në manifestim mungoi nipi i Kadri Zekës, Izmi Zeka, mungoi për arsye të vizës së udhëtimit, po kishte dërguar telegram përshëndetës, cili u lexua nga Xhafer Leci, ku edhe pasuan duatrokitje të gjata...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat