Shqiptari i vrarë në Gjermani nuk ishte i panjohur për policinë, flasin dëshmitarët

Gjermania

Shqiptari i vrarë në Gjermani nuk ishte i panjohur për policinë, flasin dëshmitarët

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Policia gjermane

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen.

Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij.

Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.

“Burri i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.

42-vjeçari shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për Policinë gjermane. Ai ishte me precedentë penal pasi ishte akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka vënë dhe një numër kontakti në dispozicion për të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë apo kanë dijeni në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat