Kremtohet 30 vjetori jubilar i Nëndegës së LDK-së në Starnberg të Gjermanisë!

Gjermania

Kremtohet 30 vjetori jubilar i Nëndegës së LDK-së në Starnberg të Gjermanisë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:46
Foto nga vendngjarja

Dje qyteti bavarez, Herrsching am Amersee, frymonte shqip, ngase ishte kthye në një destinacion ekskluziv të shumë mërgimtarëve tanë në Gjermani ; aktivistë veprimtarë, simpatizantë dhe anëtarë të LDK-së nga Stanbergu me rrethinë, Bavaria dhe nga anë të ndryshme të Gjermanisë, për të marrë pjesë në jubileun e 30-të të themelimit të Nëndegës së LDK-së në Starnberg.

Pritja e hareshme dhe atmosfera festive e këtij evenimenti jubilar lexohej në fytyrat e organizatorëve dhe reflektonte natyrshëm edhe tek të ardhurit në manifestim të cilët kishin kaluar me qindra kilometra për ta bërë festën dhe kremten jubilare sa më madhështore.

Kremtja për jubileun e 30-të, të themelimit të Nëndegës së LDK-së në Starnberg, ishte përgatitur me shumë zell dhe me sens e shije të hollë, dhe gjithçka funksiononte me përpikëri & saktësi laserike që jep të kuptohet se organizatorit, përves vullnetit e dëshirës për mikpritje, nuk u mungonte as përvoja.

Ambienti i rregulluar konform festës jubilare, me ikonografi të zgjedhur me kujdes dhe stil, atmosfera ishte impresive & impozante të cilën e përmbushte si të tillë prezenca dhe pjesëmarrja solide e të ardhurve në këtë kremte ekskluzive të një organizimi politiko-partiak por në shërbim të atdheut dhe kauzës së lirisë në tri dekada rresht...!

Me moderimin brilant të Ibrahim Potokut dhe ekzekutimit të drejtpërdrejt të himnit shtetëror dhe atij të Dardanisë nga ana e solistit dhe violinistit të mirënjohur, z. Nazmi Telaku, u shpall i hapur manifestimi për 30 vjetorin e themelimit të Nëndegës së LDK-së, në Starnberg të Bavarisë.

Fjalën e mori kryetari i Nëndegës së LDK-së në Starnberg, z.Musa Hamza, i cili përshëndeti të pranishmit, duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë përvjetor jubilar, si dhe duke ju dëshiruar çaste të këndshme festive në ambientet e rezervuara me këtë rast.

Fjalën e rastit në emër të Nëndegës, e mbajti aktivisti & veprimtari i dalluar, z. Gani Batatina , i cili ndër të tjera tha, parafrazoj :

Z.Batatina, foli për historikun e veprimtarisë nacional-politike dhe politika-atdhetare, fillimisht të Aktivit, e më vonë edhe Nëndegës së LDK-së për Starnberg, të cilën e përshkroi si shumë dimensionale për shkak të games dhe spektrit të aktiviteteve dhe kontributeve për atdheun dhe kauzën tonë nacionale për liri & pavarësi si projekt nacional i lëvizjes sonë për pavarësi në krye me arkitektin e saj, presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Në një kohë të një okupimi të egër të Kosovës martire nga ana e armikut shekullor serb, organizimi i mbijetesës në Kosovën në të cilën ishte instaluar regjimi i aparteidit, i shtypjes, represionit dhe persekutimit të shqiptarëve në atdheun e tyre, organizimi i mbijetesës dhe i rezistencës qendrestare për të mos i'u nënshtruar pushtuesit, ishte jo vetëm nëvojë imediate, por ishte edhe kusht për ta sfiduar regjimin kriminal dhe gjenocidal të kasapit të Ballkanit, kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Në këtë rrafsh, vlen të përmendën ; aksionet vullnetare për arsimin shqip, shkolla e universitet, aksioni për vetëmbrojtje, kontributi në organizimin dhe mbarëvajtjen e Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku përveç kontributit në mjete financiare, aktivistë të kësaj Nëndege kanë vepruar prore në teren në komisionet e 3 %-shit.

Aksioni "Gjithçka për pavarësinë e Kosovës, ai për Drenicën e djegur e përflakur, si dhe ndihma materjale dhe njerëzore për luftën çlirimtare deri në çlirimin definitiv të Kosovës me 12 qershor 1999.

Aksione të tilla materiale, kjo Nëndegë ka dhënë edhe në raste tjera ekskluzive edhe pas çlirimit të Kosovës.

Senzibilizimi dhe internacionalizimi i çështjes së Kosovës, ka qenë një nga domenët në të cilat ka vepruar Nëndega jonë dhe aktivistët e saj, siç janë rastet e organizimit t takimeve me intelektual, njerëz të kulturës dhe të politikës aktive gjermane , për çfarë efektet kanë qenë të prekshme në momentin e duhur, atëherë kur Kosova dhe shqiptarët përballeshin me sfidën e spastrimit etnik dhe gjenocidit nga ana e armikut shekullor, ndihma e popullit dhe shtetit gjerman nuk ka munguar, përkundrazi...

Z. Batatina, foli edhe për kontinuitetin e veprimtarisë politiko-atdhetare të LDK-së në Gjerman dhe të Nëndegës së Starnbergut në veçanti, pas çlirimit të atdheut, dhe më vonë edhe pas pavarësimit të Kosovës, duke numëruar aktivitetet të shumta të sferës së trashëgimisë historike dhe kujtesës nacionale duke iu referuar kryesisht memories kolektive dhe identitetit nacional-shtetëror përmes shënimit të të ngjarjeve me peshë historike dhe figurave të shquara që i kanë dhënë vulë fatit tonë dhe të atdheut.

Shënimi dhe manifestimi i datave historike, siç është Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, 2 Korriku e 7 shtatori i vitit 1990...

17 shkurti 2008, Dita e Pavarësisë së Kosovës,

Akademi përkujtimore për më meritorët e lirisë dhe shtetit që gëzojmë, duke filluar nga Ati themelues i Republikës së Kosovës, presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani Ministri i Mbrojtjes , Kolonel Ahmet Krasniqi, Heronjët ; Sali Çekaj, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyqi, dhe shumë tjerë...

Epopenë Jasharajeve dhe Komandantin legjendar Adem Jashari.

Këto suksese, z.Batatina, iu atribuoj veprimtarëve të zellshëm të kësaj Nëndege : Agim Osmani kryetar i parë i aktivit, veprimtarët, Shahin Siarina, Tefik Idrizi, Bashkim Leci, Fazli Gashit, Gani Batatina, Musa Hamëza, Ibrahim Potoku, Afrim Mulaj, Mehmet Kokaj, Daut Pepaj, Hajzer Gashi, Sadedin Dushi, Ramadan Shema, Adem Lushaku, Shpend Shema, Bashkim Shala e shumë veprimtarë të tjerë, në të cilën fal angazhimit të tyre të pa lodhur e forcuan organizimin e kësaj Nëndege.

Mjeshtri i skenës dhe i artit, aktori Ibrahim Hoxha, "shpërtheu" në skenë me një monolog nga vargjet e "Lahutës së Malësisë", së Fishtes së madh, në një interpretim brilant, duke na bërë emocione, kinse jemi në Vraninë dhe e shohim të gjallë Oso Kukën.

Me nga një fjalë përshëndetëse, tubimit festiv iu drejtuan :

Sekretari i Deges sue LDK-së për Gjermani, z. Isa Isa Jakup Shabani, Mehmet Zymeri, Fatmir Bajraj, Milaim Gervalla, Nikollë Skeli, Mehmet Kokaj, Idriz Zeqiraj, Naser Krasniqi i burgosur politik ushtarak në Maqedoni, si dhe kryetari i nderit të kësaj Nëndege zëmadhe, z.Fazli Gashi!

U ndan edhe mirënjohje:

Z.Fazli Gashi ndajti mirënjohjet aktivistëve meritor për kontributin enorm të Nëndegës dhe përmes saj, kauzës së lirisë.

Qershia mbi tortë:

Anëtarësimi i të rejave dhe i të rinjve, me ç’ rast u ndan dhe pranuan një numër i konsiderueshëm i librezave.

Programin kulturor, përveç monologëve artistike të aktorit Ibrahim Hoxha, e begatuan edhe dy grupe të muzikës popullore & folklorike, siç ishin : Vëllezërit Bisaku, Nehat Idrizi & Nazmi Telaku, si dhe rapsodët e rinj ; vëllezërit Butrint & Bledar Bajraj.

Nën tingujt e muzikës së mirëpritur nga të pranishmit, e përcjell edhe me ovacione të publikut, vazhdoj tutje drekimi dhe koktej festiv që mbushi pjesën tjetër të ditës, gati deri në mbrëmje...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat