Haziri paralajmëron realizimin e dhjetëra projekteve ambientale brenda dy javësh

Gjilani

Haziri paralajmëron realizimin e dhjetëra projekteve ambientale brenda dy javësh

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:01
Lutfi Haziri

Në Ditën botërore të ambientit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nga sot e deri më 25 qershor do të realizohen dhjetëra projekte ambientale, transmeton kumtesa komunale.

Haziri ka thënë se brenda dy javësh do të punohet në pastrim, rregullim e ndriçim, përfshirë oborrin e Spitalit të Përgjithshëm, oborrin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publike, parkun pas palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”, pastaj disa kënde të gjelbra.

Kryetari Haziri, si njofton komunikata e Zyrës për Informim e kësaj Komune, ka deklaruar se këto projekte do të realizohen bashkërisht me Këshillat e fshatrave e lagjeve dhe operatorët ekonomikë.

Haziri vahzdimisht punon për qytetin e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat