Luta e konsideron si “punë të kryer” fitoren në Gjilan, ka një mesazh për rivalët

Gjilani

Luta e konsideron si “punë të kryer” fitoren në Gjilan, ka një mesazh për rivalët

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:16
Foto e postuar nga Haziri

Kandidati për kryetar i LDK-së për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri e konsideron si të fituar garën e sotme.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar votuesit duke thënë se do ta vazhdojë mandatin e kryetarit për katër vitet e ardhshme.

Ai me këtë rast u ka dërguar një mesazh rivalëve të tij.

Megjithatë, sipas EXIT-POLL-eve LDK me Lutfi Hazirin do të shkojë në balotazh me Alban Hysenin të Vetëvendosjes.

LDK ka 43% dhe Vetëvendosje 40.30%.

PDK me Leonora Morina Bunjaku ka 9.90%, ndërsa AAK me Nazim Gagica ka 4.80%.

Postimi i plotë:

Përtej kësaj fotografie, ju faleminderit shumë të gjithë atyre që kanë votuar për rikthim të madh të LDK-së, si forcë e parë politike në Gjilan dhe për vazhdimin e besimit edhe për katër vitet e ardhshme ndaj meje si Kryetar.

U dëshmua se nuk ka koalicione joparimore që mund ta thejnë koalicionin tim me qytetarët e Gjilanit.

Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat