Hyseni: Ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike

Gjilani

Hyseni: Ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:15
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, nëpërmjet të cilës ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.

Ai tha se nuk janë marrë me të kaluarën, por as nuk e kanë harruar atë’.

Për rastin e parë, Hyseni deklaroi se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet.

“Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të ikë pa përgjegjësi, kur kemi persona e njerëz të cilët janë edhe të përgjegjshëm edhe fajtor”, ka thënë,ndër të tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat