Mbi 9.500 persona kërkojnë punë në Gostivar, në mesin e tyre edhe 46 magjistër shkence

Gostivari

Mbi 9.500 persona kërkojnë punë në Gostivar, në mesin e tyre edhe 46 magjistër shkence

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Papunësia është problemi kryesor për një numër të madh të qytetarëve në Gostivar. Ata presin me vite për të gjetur një punë dhe të sigurojnë ekzistencën.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim, deri më 31 dhjetor 2021, në Gostivar janë regjistruar 9.531 persona si të papunë. Gostivari me këto shifra ndodhet në vendin e katërt për nga papunësia në Maqedoni pas Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Në listën e gjatë të qytetarëve që nuk kanë punë, sipas nivelit të arsimit, më së shumti janë persona me shkollë fillore ose pa arsim që janë rreth 6.694. Persona me shkollë të mesme janë rreth 1.900 dhe me diplomë 480. Punë po ashtu kërkojnë edhe 46 magjitër të shkencës.

Papunësia është problem për të gjitha gjeneratat. 149 persona janë të rinj deri në 19 vjet, 1.060 janë të moshës nga 30 deri 34 vjet, 280 janë të moshës 55-59 vjet.

Po ashtu rreth 2.000 persona presin punë për më shumë se dy vite dhe rreth 1.400 persona presin punësim nga 5 – 7 vjet./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat