Shkollat komunale të Gostivarit, të përgatitura për gjysëmvjetorin e dytë - Bota Sot
Shkollat komunale të Gostivarit, të përgatitura për gjysëmvjetorin e dytë

Gostivari

E mërkurë, 24 tetor 2018

Shkollat komunale të Gostivarit, të përgatitura për gjysëmvjetorin e dytë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:54
Shkollat

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme komunale, fillimin e gjysëmvjetorit të dytë e presin të përgatitura. Te të gjitha shkollat është bërë pastrimi gjeneral, ndërsa në disa shkolla janë bërë edhe riparimet dhe intervenimet e domosdoshme.

“Shkollat janë pastruar dhe riparuar varësisht nga nevoja dhe të gjitha janë të funrizuara me lëndë djegëse. Kështu që mund të themi se të përgatitur e presim fillimin e e gjysëmvjetorit të dytë. Nga ana tjetër, është bërë edhe përzgjedhja e mësimdhënësve sipas konkurseve të shpallura, me ç’rast jemi përpjekur që të mbajmë një kontinuitet të kuadrit arsimor dhe ta depolitizojmë arsimin në shkallë sa më të lartë. Përzgjedhja e kuadrove është bërë nga vetë kolektivi dhe këshillat e shkollave, ndërsa ne si komunë jemi përpjekur që të ndihmojmë në këtë proces. Është evidente se diku edhe ka lëshime, por shpresojmë që ato në të ardhmen të jenë sa më të pakta”, thekson udhëheqësja e Sektorit për arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Ndryshe, sot u realizua një takim me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave fillore dhe të mesme komunale, me ç’rast ata morën instruksionet e nevojshme për punë, si dhe shpalosën nevojat për mbarëvajtje sa më të mirë të procesit edukativo-arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test