Largimi i mjekëve, nevojë për kuadër edhe në Gostivar - Bota Sot
Largimi i mjekëve, nevojë për kuadër edhe në Gostivar

Gostivari

E martë, 16 tetor 2018

Largimi i mjekëve, nevojë për kuadër edhe në Gostivar

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:13
Ilustrim

Largimi i kuadrit mjekësor vazhdon të jetë shqetësues. Edhe pse ky fenomen e ka kapluar Maqedoninë nga spitali i Gostivarit thonë se numri i mjekëve që janë larguar nga ky spital është shumë i ulët, mirëpo nuk ndodhë e njëjta me motrat medicinale.

Largimi i kuadrove mjekësore nga vendi, si të mjekeve profesionistë, por edhe infermierve nga viti në vit sa vjen e rritet. Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian. Edhe pse ky fenomen e ka kapluar Maqedoninë nga spitali i Gostivarit thonë se numri i mjekëve që janë larguar nga ky spital është shumë i ulët, mirëpo nuk ndodhë e njëjta me motrat medicinale.

Nga siptali i Gostivarit nuk e përjashtojnë nevojën për mungesë të mjekëve. Largimi i mjekëve nga Maqedonia ka bërë që mosha mesatare e mjekëve në Maqedoninë perëndimore të jetë 57 vjet, kurse në Maqedoninë lindore mosha mesatare e mjekëve është 60 vjeç, që del se mjekët janë vetëm dy ose katër vjet para pensionimit. Mjekët specialistë në institucionet terciare në Maqedoni marrin rreth 30 mijë denarë përkatësisht 500 euro rrogë.

Përderisa mjekët specialistë gjatë një kujdestarie prej 24 orësh marrin maksimum 1 mijë denarë, përkatësisht rreth 15 euro. Nga Ministria e shëndetësisë u zotuan se do të ndërmarrin masa konkrete për uljen e numrit të kuadrit mjekësor që synon largimin nga vendi. Një ndër masat më konkrete sipas këtij dikasteri do të jetë rritja e pagave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test