Automatik dhe armë gjahu në dyqan, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë

Kronikë e zezë

Automatik dhe armë gjahu në dyqan, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:55
Automatik dhe armë gjahu në dyqan

Policia e Lezhës ka vënë arrestuar një 61 vjeçar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kashnjeti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit N. P., 61 vjeç të cilit në cilësinë e provës materiale i janë gjetur të fshehura në dyqanin e tij një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.

Policia Lezhë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Kashnjeti”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

-N. P., 61 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat