Hajnat bëjnë “kërdinë” në Prizren, vjedhin 10 mijë euro para dhe ari në një shtëpi

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë “kërdinë” në Prizren, vjedhin 10 mijë euro para dhe ari në një shtëpi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:04
Ilustrim

Me vendimin e fundit për masat anti-COVID, Qeveria e Kosovës ndaloi lëvizjen e qytetarëve pas orës 19:00, por duket se as kufizimi i lëvizjes, e as mbikëqyrja e shtuar nga Policia e Kosovës nuk po arrin t’i ndalojë hajnat të kryejnë “punën e tyre”.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur raste të shumta të vjedhjeve, e një ndër to ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00 në fshatin Krajkë të Komunës së Prizrenit, ku disa persona kishin depërtuar me forcë në një shtëpi.

Burime të afërta me viktimën bëjnë të ditur se hajnat kishin arritur të vjedhin stoli ari, në vlerë prej 7000-8000 euro dhe para të gatshme, në vlerë prej 2100 euro.

Siç bëjnë të ditur këto burime, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat